Lekaj për 53 milionët: Ato para s’i kam marrë për vete, pikë faji nuk kam

29 shkurt 2024 | 08:42

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, beson në pafajësi në rastin 53 milionësh. Ai për Ekonomia Online tha se nuk do ta vajtojë këtë rast.

Deputeti i AAK-së konsideron se ai nuk është vendimmarrës, por ish-qeveria Haradinaj, teksa shpreh optimizëm se Apeli do ta ndryshojë këtë vendim.

“Më ka habit fakti derisa u nxjerr ai vendim derisa. Unë nuk kam qenë vendimmarrës. Ka qenë Qeveria Kosovës. Unë nuk e kam ndër mend që tani të vajtoj. Është apeli, do të thotë, shkalla e dytë do të vendosë dhe një e di, që në këtë drejtim pikë faji nuk kam dhe nuk dua që ta luaj rolin e viktimës, se nuk kam nevojë. Qqytetarët në fund do të binden që unë nuk kam marrë para. Më çudit fakti që ma kanë bërë gjykimin publik dhe sikur të ishte ajo, sot unë nuk isha i lirë dhe nuk është dashtë të jesh i lirë, por dihet që për çka është aktakuza, për çështje administrative apo për ata që unë kam tejkaluar kompetencat e mia, por unë nuk kam marrë vendim”, u shpreh Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim…