
Lekaj-Përlaskaj për herë të tretë fiton mandatin e deputetes, falënderon bashkudhëtarët
Ermina Lekaj-Përlaskaj ka fituar mandatin e tretë të përfaqësimit të shqiptarëve dhe pakicave të tjera në Parlamentin e Kroacisë.
Pas zgjedhjeve të djeshme, ajo sot ka falënderuar bashkatdhetarët që ia dhanë besimin për t’i përfaqësuar në parlamentin kroat.
“Të nderuar bashkatdhetarë, pas një lufte të fortë për çdo votë ju me votën tuaj konfirmuat dhe këtë katërvjeçar t’ju përfaqësoj unë në parlament. Ne fillim dua t’ju falënderoj të gjithëve ju votuesve të mi, dua të falënderoj dhe ata që nuk votuan për mua pasi na e bënë këtë garë më të fortë dhe më të bukur”.
“Dua të falënderoj të gjithë konkurrentët dinjitoz të cilët luftuan njësoj sikur unë për çdo votë. Tani kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve për të çuar në një nivel më të lartë përfaqësimin dhe për të arritur të gjitha ato objektiva që kemi premtuar në fushatë. Pres përkrahjen e mëtejshme në rrugëtimin tonë të të gjithë pakicave që përfaqësoj”, ka shkruar Lekaj-Përlaskaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/100010527065109/videos/1241025036258387/