
Lekaj: Qeveria LDK-AAK-Nisma do ta menaxhonte më mirë situatën me Covid-19
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se situatën aktuale të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja COVID-19, një koalicion i mundshëm ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), AAK-së, Nismës Socialdemokrate dhe minoriteve, do ta menaxhonte më mirë sesa qeveria aktuale.
Ai ka thënë se AAK-ja e përkrah lidhjen e një koalicioni më LDK –në dhe Nisma.
“Po, ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës do ta përkrahim koalicionin e tillë, në mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe minoriteteve meqë ne jemi në një situatë jo fortë të favorshme për menaxhimin e krizës dhe çështjeve të tjera. Pasi që të shtjerrën të gjitha procedurat nga Presidenti, procedurat kushtetuese, tani e ka radhën LDK-ja që ne e kemi shpreh gatishmërinë që të hyjmë në koalicion”, ka thënë Lekaj.
Lekaj ka kritikuar edhe vendimet e fundit që Ministria e Shëndetësisë për kufizimet e qarkullimit të qytetarëve.
“Po unë mendoj që gjithsesi po, e bazoj këtë në jo partneritetin të mirë apo jo të qëndrueshëm në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Atu ku nuk ka partneritet dhe nuk ka sinqeritet, atu nuk ka as rezultate. Ne mendojmë që nëse LDK-ja e merr përgjegjësinë, bashkë me AAK-në dhe Nismën, mendoj që do të menaxhohet shumë më mirë. Ju po i shihni pasojat, po keqpërdoret situata dhe pothuajse ne jemi në komunizëm edhe vendimet dhe shkelja e aktgjykimit të Kushtetutës është një vendim jodemokratik dhe kjo nuk shkon në favor të qytetarëve”, është shprehur Lekaj. /KK/