Lekaj: Ramushi për president, nuk lëvizim nga ky qëndrim

20 nëntor 2020 | 11:39

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga posti i presidentit.

Nënkryetari dhe deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, ka thënë se nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre pa marrë parasysh deklaratat e të tjerëve dhe se Ramush Haradinaj është propozimi i tyre për president.

Lekaj ka thënë se pa marrë parasysh se çfarë thotë partneri i tyre qeverisës duke iu referuar deklaratës së kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, partia e Haradinajt nuk lëviz nga qëndrimi i tyre.

“Partitë politike kanë të drejtë të kërkojnë atë që mendojnë se është zgjidhje e mirë sipas tyre, ndërsa ne kemi qëndrimet tona. Duhet të bisedojmë me njëri-tjetrin për të zgjedhur presidentin dhe AAK-ja e ka bërë tashmë propozimin e saj, Ramush Haradinajn. Ne nuk lëvizim prej qëndrimit tonë, pa marrë parasysh çka thonë të tjerët”, ka thënë Lekaj për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare të armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit…