Lekaj thotë se rrugët e Kosovës do të kenë pamjen më të bukur në rajon

28 qershor 2018 | 19:14

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar intervenime në rrugët e Kosovës.

Ai në një postimin në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se rrugët e Kosovës do të kenë pamjen më të bukur në rajon.

“Nga java e ardhshme, do të shihen ndërhyrje dhe rregullim uniform të Autostradave, rrugëve Rajonale dhe Regjionale në sinjalistikë dhe ndriçim, kontratat u nënshkruan sot, pasë mungesës thuajse dy vjeçare. Poashtu shumë shpejt do të kemi rrugët me pamjet me të bukura në rajon, kuptohet këto investime do të shkojnë edhe në rritjen e sigurisë së brezit rrugorë, që i bjen edhe mbrojtje e investimeve e siguri për qytetarët që të mos ndodhin rrëshqitje të dheut. S’do të ketë më rrugë “qorre”, as pa ndriçim dhe pa sinjalizim të plotë”, ka shkruar Lekaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Nikki…