
Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, shkon në 62 numri i banesave të dëmtuara në Bulqizë
31 tetor 2021
| 11:27
Bulqiza në Shqipëri vazhdon të përballet me lëkundjet e tërmetit.
Brenda 48 orëve janë shënuar shtatë lëkundje tërmeti, raportojnë mediat në Shqipëri.
Ndërkohë nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes e cila ishte me magnitudë 4.5 rihter numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 62 në të gjithë Bulqizën.
Banorët ndjehen të frikësuar dhe kërkojnë strehim në çadra pasi i druhen lëkundjeve me magnitudë më të lartë.