
Lëndimi i Emërllahut nuk është serioz
Mesfushori Lindon Emërllahu pësoi një lëndim në ndeshjen e CFR Cluj ndaj Paks në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Evropës. CFR Cluj fitoi me rezultat 3-0 ndaj Paks në ndeshjen kthyese të raundit të parë të Ligës së Evropës, duke siguruar kualifikimin në raundin pasues.
Meriton Korenica ishte njëri nga më meritorët për këtë kualifikim të rumunëve, pasi bëri dy asistime për bashkëlojtarët e tij. Në këtë ndeshje Emërllahu ishte i pafat këtë ndeshje duke u detyruar të largohet në fillim me lot në sy. Sipas mediave rumune, dëmtimi i Emërllahut nuk është serioz dhe ai do të kthehet brenda dy javësh.
“CFR pati dy lojtarë të lënduar në 18 minutat e para të ndeshjes me Paksin. Kosovari Emerllahu ishte i pari që u lëndua. Sa i përket mesfushorit qendror nga Kombëtarja e Kosovës, dëmtimi nuk është aq serioz. Emerllahu ka një problem muskulor dhe mund të rikuperohet deri në ndeshjen e kthimit me Luganon, nga raundi i dytë i Ligës së Evropës”, shkruan prosport.ro.