Lëndimi i Mbappe mund të jetë më i keq nga sa mendohej, mund të humb sezonin dhe Kupën e Botës
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, zyrtarisht do të humbasë ndeshjen e parë të fazës së 1/8-të së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Ndërsa klubi fillimisht parashikoi një rikuperim tre-javor, raportet e reja sugjerojnë se situata është shumë më kritike.
Gazetari Anton Meana raporton se ligamenti i kryqëzuar posterior (PCL) i lojtarit është “në prag të shkatërrimit”.
Ky përditësim alarmues u mbështet nga prezantuesi televiziv Cyril Hanouna, i cili zbuloi se Mbappe ka kërkuar një mendim të dytë mjekësor në Francë pasi nuk ishte dakord me diagnozën fillestare të Real Madridit.
“E vetmja mënyrë që ai të luajë në Kupën e Botës është të ndalojë së luajturi për Real Madridin tani”, deklaroi Hanouna në mediumin W9.
“Ai nuk ishte plotësisht dakord me mjekët e Real Madridit, prandaj Kylian erdhi në Francë për një vlerësim tjetër. Burimet e mia tregojnë se gjendja e gjurit të tij është shumë më e keqe, ndoshta edhe më komplekse sesa pritej|, vazhdoi Hanouna.
Sipas ekspertëve mjekësorë të cituar në raport, Mbappe përballet me një ultimatum brutal: “Ose ai ndalon së luajturi tani për t’iu nënshtruar një rikuperimi intensiv për Kupën e Botës, ose ai vazhdon të luajë për klubin e tij dhe e humbet turneun plotësisht”.
Ndeshja e parë e fazës së 1/8-tave të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, midis Real Madridit dhe Manchester Cityt, do të zhvillohet të mërkurën, më 11 mars.




