Lëndimi i Neymarit është serioz

24 janar 2019 | 14:23

PSG-ja fitoi 2-0 ndaj Strasburgut në Kupën e Francës, por në fund askush nuk e kishte mendjen te ndeshja, sepse fokusi ishte te dëmtimi i pësuar nga ylli brazilian Neymar.

Sulmuesi u dëmtua në këmben e djathtë pas një dueli me mbrojtësin Zamzani, i cili i ndërhyri tri herë rresht, para se gjyqtari të fishkëllente për faull.

Ndonëse vijoi të luante edhe për disa minuta, Neymari u zëvendësua dhe u pa i përlotur teksa shkonte drejt dhomave të zhveshjes. Ende nuk dihet se a do të mungoj braziliani për ndonjë kohë përshkak të këtij lëndimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biskotat serbe ‘Noblice’ u ilustruan si një produkt vendor në…