Lendita Zeqiraj me filmin ‘Shpia e Agës’ e hapë konkurrencën në Karlovy Vary Film Festival

28 maj 2019 | 13:27

Filmi i metrazhit të gjatë “Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj do ta hapë konkurrencën ‘East of the West’ në njërin nga festivalet më të rëndësishme Evropiane dhe Botërore, në Karlovi Vari (Karlovy Vary) të Çekisë.

Filmi përcjellë Agën (Arti Lokaj) 9-vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit.

Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babanë e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi.

Hapja e konkurrencës ‘East of the West’ në Karlovi Vari (Karlovy Vary) me filmin e Lenditës është momenti më rëndësishëm i radhës për kinematografinë kosovare.

Me rastin e bërjes publike të lajmit për hapjen e Karlovi Varit me filmin “Shpia e Agës”, skenaristja dhe regjisorja e filmit u shpreh: “Jam shumë e nderuar që filmi im ‘Shpia e Agës’ do të hapë programin konkurrencës ‘Easy of The West’ në festivalin e Karlovi Varit, një festival të filmit me kaq nëm botëror. Realizimi i këtij filmi nuk ka qenë fare i lehtë, na është dashtë shumë kohë, përpjekje e sakrifica. Ishte shumë sfiduese por njëherit edhe përvojë e mrekullueshme. Jam shumë e lumtur që udhëtimi i tij po fillon. Filmi do të shihet nga shumë njerëz dhe do të flasë me botën. Për mua kjo është ajo që më bën të ndjehem tanimë e shpërblyer”.

“Shtëpia e Agës” ka për producent Bujar Kabashin.

Rrolet i luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.

Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit WOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) nëpërmjet një deklarate për medie ka vlerësuar…