Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në Gllamnik të Podujevës

05 tetor 2021 | 11:57

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo për “KK”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga anëtarët…