
Lëndohen tre persona në aksidentin në Llaushë të Skenderajt
14 korrik 2025
| 23:36
Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes një veture dhe kamioni në rrugën Llaushë – Skenderaj, saktësisht në hyrje të qytetit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.
Bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.