Lëndohet Dardan Berisha, Peja mbetet pa kapitenin

12 janar 2026 | 12:48

Klubi basketbollistik Go+Peja, ka njoftuar se kapiteni i skuadrës, Dardan Berisha, ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

Klubi verdhezi i ka uruar Berishës rikuperim të shpejtë dhe rikthim sa më të hershëm në parket, ndërsa mungesa e tij paraqet një humbje të madhe për ekipin në këtë fazë të sezonit.

Basketbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2025 nuk është paraqitur as të dielën mbrëma në ndeshjen ndaj Vëllaznimit, të cilën Go+Peja e ka humbur me rezultat 94:85.

Kapiteni i pejanëve ka qenë një nga lojtarët më stabilë të ekipit këtë edicion, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në të dyja fazat e lojës dhe duke qenë lider i padiskutueshëm i skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yi He u rrit në varfëri në Kinë. Sot ajo…