Lëndohet Lukaku, Napoli mendon për përforcime

18 gusht 2025 | 13:58

Napoli e ka konfirmuar se Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim të “shkallës së lartë” në kofshë, pas fitores 2-1 ndaj Olympiacosit në një miqësore parasezonale, çka mund të detyrojë Antonio Conte dhe skuadrën e tij të kthehen në afatin kalimtar për një sulmues të ri.

Napoli ka konfirmuar se Lukaku është në proces të skanimeve dhe ka zbuluar shkallën e plotë të dëmtimit në një deklaratë zyrtare në faqen e klubit. Raportet fillestare sugjerojnë se belgu mund të mbetet jashtë fushave deri në nëntor si pasojë e dëmtimit të tij.

Sipas “Corriere dello Sport”, Joshua Zirkzee nga Manchester United, Jean-Philippe Mateta nga Crystal Palace, Artem Dovbyk i Romës dhe Nicola Kristoviq i Lecces janë gjithashtu ndër opsionet e mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ngritur dyshime për vonesën…