
Lëndohet Maddison, mungon 6 muaj
Pas largimit të Heung-min Son drejt Los Angeles FC, Tottenham Hotspur përballet me një tjetër humbje të rëndësishme në prag të sezonit të ri. Mesfushori kreativ James Maddison ka pësuar një dëmtim serioz në gjurin e majtë gjatë një ndeshjeje miqësore dhe është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas raportimeve, periudha e riaftësimit për Maddison do të zgjasë të paktën 6 muaj, që e privon nga një pjesë e madhe e sezonit dhe e lë skuadrën e trajnerit të ri në një situatë të vështirë.
Pas dy humbjeve të mëdha në repartin ofensiv dhe organizues, Tottenhami është tani i detyruar të lëvizë në merkato, për të gjetur alternativa të vlefshme që të mbushin boshllëqet e krijuara. Një mesfushor organizator dhe një zëvendësues për Sonin janë kthyer në prioritete absolute për “Spurs”.