
Lëndohet një polic në protestën e veteranëve të UÇK-së (video)
06 qershor 2022
| 11:06
Një polic është lënduar gjatë protestës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK).
Ky zyrtar policor është parë të jetë i gjakosur derisa bashkë me njësitë tjera, po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.
Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca.
Protesta e veteranëve ka eskaluar pas tentimit të tyre për të hyrë brenda objektit të Kuvendit.