Lenjani: Klinika Emergjente në QKUK, e mbipopulluar me pacientë
22 shkurt 2021
| 12:10
Në takimit e Komitetit konsultativ për menaxhimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë, drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, ka thënë se klinika që ai udhëheq është e mbipopulluar me pacientë.
Ai ka kritikuar institucionet që sipas tij para 3 javëve nuk kanë reaguar, ndërsa tani pas zgjedhjeve flasin për rritje të masave.
“Klinika Emergjente është e mbipopulluar me pacientë. Deri para 3 jave nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet kurse tash pas zgjedhjeve po flasim për rritje masash. Ka një stërmbushje me pacientë në spitalet tona”, ka thënë Lenjani.



