Lenjani shënon dy gola  

04 prill 2019 | 23:03

Ermir Lenjani e shprehu publikisht zhgënjimin në ndeshjet e fundit të marsit, që nuk mori një ftesë nga Christian Panucci, teksa po kalonte një formë të mirë tek Sioni në Zvicër.

Diçka të tillë, anësori i majtë e ka konfirmuar edhe ditën e sotme, në sfidën që ekipi zviceran luan për javën e 27-të të Superligës, në transfertë ndaj Tunit. Lenjani ka shënuar një dopietë, që në pjesën e parë, më saktësisht në minutat 21 dhe 33. Goli i parë ishte një perlë, teksa e majta e tij përfundoi drejt e në fundin e rrjetës, teksa goditi nga jashtë zone.

Ndërkohë, goli i dytë erdhi pas një krosimi të gjatë, dhe duke iu vjedhur mbrojtjes në shtyllën e dytë, doli i vetëm përballë portierit, dhe shtyu topin me të majtën në portë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reporteri i BBC-së, John Simpson, i cili kishte raportuar nga…