Leon Frokaj ëndërron të luajë për Kosovën A

11 dhjetor 2025 | 14:55

Mesfushori Leon Frokaj, i lindur dhe rritur në Zvicër nga prindër shqiptarë, po shkëlqen për Kosovën U21.

Por, ai ëndërron që një ditë të luajë edhe për seniorët.

“Një synim është padyshim të jem në gjendje që një ditë të luajë për ekipin senior kombëtar të Kosovës”, u shpreh Frokaj për ueb-faqen e klubit të tij FC Aarau.

Ai ka luajtur për ekipin kombëtar të Kosovës U21 për një vit. Këtë vjeshtë, ai shkëlqeu me gjithsej tre gola. Një buzëqeshje i shfaqet në fytyrë kur pyetet se çfarë do të thotë për të që i lejohet të luajë për Kosovën.

“Ndjenja e të luftuarit për këtë vend nuk mund të përshkruhet siç duhet. Federata ishte gjithmonë aty për mua – veçanërisht kur po kaloja një kohë të vështirë në FC Basel. Jam shumë mirënjohës për këtë”, tha ai.

Gjithë stresi i udhëtimeve për këto ndeshje ndërkombëtare me Kosovën U21 nuk kalon pa pasoja për të.

“Herën e fundit që udhëtuam, fluturuam nga Qiproja, ku temperatura ishte 30 gradë, për në Finlandë, ku temperaturat ishin nën zero. Është e lodhshme për trupin dhe për mendjen. Por kjo është gjithashtu një nga sfidat që duhet kapërcyer”, thotë me qetësi 20-vjeçari.

Leon Frokaj këtë sezon u transferua nga ekipi i të rinjve të FC Basel te Brugglifeld dhe synon të imponojë veten si një mesfushor teknikisht i aftë, duke ofruar paraqitje të forta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU,…