Leon Myrtaj lë kombëtaren e Shqipërisë, i bashkohet Hungarisë

07 tetor 2025 | 13:11

Sulmuesi 18-vjeçar, Leon Myrtaj ka vendosur të ndryshoj kombëtaren që e përfaqëson, duke u larguar nga Shqipëria për Hungarinë.

Një ikje e befasishme dhe shumë e rëndësishme nga ndodhur nga tabori kuqezi.

Talenti i madh i ekipeve të të rinjve të Tottenham Hotspur, Leon Myrtaj ka vendosur ta braktis kombëtaren e Shqipërisë U-19.

Myrtaj ka vendosur që tani e tutje ta përfaqësoj kombëtaren e Hungarisë, shkaku i origjinës së nënës së tij.

Lajmi për ndryshimin e kombëtares është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.

“Ndërkohë, lojtari tjetër i Akademisë, Leon Myrtaj, bashkohet me Hungarinë U-19 vjeç për herë të parë, pasi më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë në nivelin e të rinjve”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.

Ndryshe, Myrtaj ka luajtur 10 ndeshje me ekipet e moshave të Shqipërisë, teksa ka shënuar edhe katër gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)  ka njoftuar…