Leonardo DiCaprio flitet për një romancë të re dashurie me një modele 19-vjeçare

08 shkurt 2023 | 13:54

Leonardo DiCaprio ka ndezur thashethemet për një romancë të re dashurie me një modele 19-vjeçare.

Ylli i “Titanic”, 48-vjeçar, është fotografuar së fundmi me modelen Eden Polani në një event muzikor me ç’rast edhe ka bërë të flitet për një lidhje të mundshme.

Por një burim i afërt i tyre tha se: “Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë. Ai ishte i ulur pranë Polanit në një festë muzikore së bashku me njerëz të tjerë”.

Burimi shtoi se një fotografi e bënte të dukej sikur ishin bashkë, por “Është e qartë që Leo nuk mund të takohet me çdo person me të cilin ai është në një dhomë”.

Dyshja morën pjesë në eventin e Ebony Riley, ku të ftuar ishin edhe shumë yje të tjerë.

Sido që të jetë, aktori – që njihet për lidhjet me modelet më të reja – u komentua për këtë pjesë edhe në rrjete sociale.

“E dashura e Leonardo DiCaprio është aq e re, përvoja e saj në shkollën e mesme u ndërpre nga COVID-19”, tha një përdorues i Twitter të hënën.

“Është një qen që është më i vjetër se sa e dashura e Leonardo DiCaprios”, duke iu referuar qenit më të vjetër në botë, 30-vjeçarit Bobi.

DiCaprio gjithashtu u përfol kohët e fundit se ishte i lidhur me 23-vjeçaren, Victoria Lamas, vajzën e aktorit të “Falcon Crest”, Lorenzo Lamas.

Veç kësaj, ai më parë ka qenë i përfolur edhe për një lidhje dashurie me modelen Gigi Hadid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, modelja Kejvina Kthella tregoi një pendesë të thellë…