
Leonardo DiCaprio goditet në fytyrë nga një top volejbolli
27 qershor 2019
| 11:19
Derisa po luante volejboll me shokët në Malibu gjatë fundjavës, aktori 44-vjeçar Leonardo DiCaprio është fotografuar derisa një top e ka goditur në fytyrë.
Për fansat që u shqetësuan, DiCaprio ka shpëtuar pa asnjë lëndim.
Aktori ka qenë së fundmi në Kanë të Francës ku e ka promovuar filmin e ri “Once Upon a Time In Hollywood”, ku luan bashkë me Brad Pittin dhe Margot Robbien.