Leonardo DiCaprio goditet në fytyrë nga një top volejbolli

27 qershor 2019 | 11:19

Derisa po luante volejboll me shokët në Malibu gjatë fundjavës, aktori 44-vjeçar Leonardo DiCaprio është fotografuar derisa një top e ka goditur në fytyrë.

Për fansat që u shqetësuan, DiCaprio ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Aktori ka qenë së fundmi në Kanë të Francës ku e ka promovuar filmin e ri  “Once Upon a Time In Hollywood”, ku luan bashkë me Brad Pittin dhe Margot Robbien.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emma Stone po rimëkëmbet pas lëndimit që pësoi kohën e…