
Leonardo zbulon të ardhmen e Mbappes
17 dhjetor 2021
| 13:35
Sipas drejtorit sportiv Leonardos, PSG-ja do të vazhdojë të tentojë për ta bindur sulmuesin e tyre, Kylian Mbappen, që të vazhdojë qëndrimin në Francë.
Mbappe që nga vera e kaluar vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi.
Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.
“Kylian Mbappe është i frikshëm. Ai është ndryshe nga të tjerët. Ai është fantastik. Dhe normalisht ju e dini se çfarë dëshirojmë ne, është e qartë. Por mbetet të shihet”, ka thënë Leonardo.
Thuhet se PSG-ja ia ka ofruar një kontratë 22-vjeçarit, që e bën lojtarin më të paguar.
Ylli francez ka kontratë të vlefshme me parisienët deri më 30 qershor të vitit 2022, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.