Leonora i del kundër Labit: Jeta e qytetarit ka më shumë rëndësi

02 maj 2020 | 15:26

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri gjatë ditës së shtunë ka bërë një reagim lidhur me vendimet e reja nga intitucionet.

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka njoftuar se gjatë këtij viti nuk do të organizohen dasma, ahengje familjare apo tubime me shumë njerëz, shkaku i pandemisë globale

Ishte Labi ai i cili në një shkrim të gjatë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, doli kundër këtij vendimi duke thënë se ai dhe shumë kolegë të tij kanë marrë parapagesë për dasmat në të cilat ishin prenotuar të këndonin dhe nuk mund t’i kthejnë ato para ngase i kanë harxhuar.

Tutje, Tahiri e quajti situatën e COVID-19 një mashtrim dhe shpërlarje truri e popujve, duke bërë kështu thirrje për normalizim të situatës, e madje paralajmëroi edhe protesta.

Mirëpo pavarësishst se u thirr në emër të shumë kolegëve, duket se ka një pjesë të tyre që nuk pajtohen me të.

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, ka reaguar përmes një shkrimi në Instagram, duke thënë se nuk pajtohet me Labinot Tahirin dhe se për të si personazh me ndikim, ka më shumë rëndësi shëndeti i popullit.

“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, ka shkruar ajo.

View this post on Instagram

Përshëndetje! REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA! Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse per rastin e pandemise! 1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehn përarsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmen! 2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 € 3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin? 4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë! Ta merrni seriozisht këtë qështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve. A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin? Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave! Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka. Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve! Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e e ESTRADES Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj. Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

A post shared by Labinot Tahiri FKSH✨ (@labinottahiriofficial) on

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se…