
Leonora Jaha Dakaj, asamblistja e dytë e AAK-së në Klinë më e votuara
Kandidatja për Kuvendin Komunal të Klinës, Leonora Jaha Dakaj, është asamblistja e dytë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë më e votuara. Ajo ka njoftuar se, “sipas rezultateve të para nga KQZ-ja, kam marrë 314 vota për Kuvendin e Komunës të Klinës, mjaftueshëm për ta fituar një vend në Kuvend”. Ndër të tjera, ajo ka bërë me dije se “ky do të jetë mandati im i dytë në kuvendin e komunës, një përgjegjësi edhe më e madhe për ta vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve.
Faleminderit secilit prej jush që më keni dhënë besimin dhe mbështetjen tuaj të sinqertë.
Një falënderim i veçantë për bashkëvendësit e Caravikut, ku kam marrë 166 vota, një mbështetje që më bën krenare, por më shton përgjegjësinë të jem zë i kërkesave tona.
Do të vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve”.
Pas numërimit të votave të diasporës, Leonora Jaha Dakaj mund të bëhet asamblistja më e votuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, pasi pret rreth 60 vota.
Kandidatët më të votuar të AAK-së për Kuvendin Komunal të Klinës:
- Marqe Selmanaj – 7 525 vota
- Qendrim Millaku – 1 183 vota
- Valmir Bacaj – 895 vota
- Qemajl Sejdija – 410 vota
- Isa Ibishi – 326 vota
- Arlinda Selitaj – 325 vota
- Leonora Jaha Dakaj – 314 vota
- Armend Beqiri – 296 vota
- Enver Berisha – 288 vota
- Tun Dedaj – 252 vota
- Enver Berisha – 249 vota
- Luigj Ademi – 248 vota
- Shemsi Bajraktari – 243 vota
- Ilirjana Toplanaj – 238 vota
- Lorenc Marleku – 225 vota
- Blertë Gashi – 197 vota
- Florentinë Berisha – 193 vota
- Diana Kerellaj – 170 vota
- Faton Berisha – 167 vota
- Hasan Gashi – 148 vota
- Hamëz Mehmetaj – 144 vota
- Fatjona Gashi – 143 vota
- Arif Elezaj – 130 vota
- Rrustem Pantina – 119 vota
- Bete Gojani – 102 vota
- Shukrije Shala – 99 vota
- Islam Aziraj – 93 vota
- Bajram Shala – 84 vota
- Arlinda Dautaj – 74 vota
- Shpejtim Shala – 45 vota