Leonora Jakupi dhe Asim Gashi sërish me një duet, pritet t’ju befasojnë!

29 tetor 2021 | 18:24

Dy artistët e mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun, Leonora Jakupi dhe Asim Gashi janë bashkuar për herë të dytë për një projekt muzikor.

Dyshja kanë paralajmëruar një potpuri në kuadër të xhirimeve për festat e fundiviti duke përmbledhur disa këngë të njohura.

“Sonte perfunduam gjirimet me mikeshen time DIVEN @leonorajakupi BOMBA nr 2,ky eshte vetem Fillimi”

Në fotografinë që Gashi i ka bashkangjitur shkrimit, në sy bije edhe dukja mahnitëse dhe elegante e Leonores e cila shkëlqente nga bukuria.

Kujtojmë, se dyshja në potpurinë e 2021 ka mbledhur mbi 17 milionë klikime dhe ishte padyshim bashkëpunimi më i dëgjuar gjatë gjithë vitit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Gjykatën…