Leonora ‘lë’ Big Brotherin, ja nga kush do të zëvendësohet
02 janar 2026
| 19:36
Për shkak të angazhimeve me koncerte në Amerikë, Leonora Jakupi do të mungojë në “Prime-in” e sotëm. Vendi i saj i besohet sërish dizajnerit Valdrin Sahiti, i cili konfirmoi pjesëmarrjen me një postim nga shtrati ku shkroi: “Ju shoh sonte, nashta ju bjen shpirti n’paqe”.
Kjo është hera e dytë gjatë këtij sezoni që Sahiti zëvendëson këngëtaren në panelin e opinionistëve.



