
Leonora Lleshi, kandidatja e PDK-së me numër 21 për Asamblenë Komunale të Gjakovës
Doktoresha Leonora Lleshi është njëra nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Gjakovës, me numër rendor 21 në fletëvotim. Ajo me kënaqësi iu është bashkuar kandidatit për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, Ervin Shabanit dhe listës zgjedhore të partisë për zgjedhjet e 12 tetorit, listë të së cilës i prinë kryetari i degës, Hajdar Beqa. Lleshi është e njohur në profesionin e saj si mjeke e përkushtuar dhe humane, ajo tashmë ka vendosur që përvojën dhe energjinë e saj ta vë edhe në shërbim të qytetarëve përmes përfaqësimit në institucionet komunale.
E lindur dhe rritur në Gjakovë, Leonora Lleshi kreu studimet fakultetin i Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë Krajova, Rumani, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 kam marrë titullin: Alergologe – Imunologe e liçencuar.
Znj. Lleshi punon për më shumë se 15 vjet në Spitalin Regjional ”Isa Grezda”. Me vite të tëra pune dhe përkushtimi, ajo ka fituar respektin e pacientëve dhe kolegëve të saj, duke u shquar për humanitet dhe profesionalizëm.
Përveç angazhimit në shëndetësi, doktoresha Lleshi është pjesëmarrëse aktive në jetën shoqërore e qytetare, duke mbështetur iniciativa humanitare dhe projekte që kanë për synim përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme në komunë.
Si kandidate për Asamblenë Komunale, ajo ka për prioritet forcimin e shëndetësisë lokale, rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, si dhe mbështetjen e të rinjve dhe grave në hapësira vendimmarrëse. Vizionin e saj ajo e përmbledh në përkushtimin që Gjakova të ketë institucione më efikase dhe një qasje më të afërt ndaj nevojave të qytetarëve.
Kandidatura e Leonora Lleshit shihet si një mundësi që profesioni i mjekut dhe ndjeshmëria humane të reflektohen në punën e përfaqësuesve të qytetarëve në Asamble.