Lëshimi pe në Ligjin për të Huajt, Hargreaves: U bë zgjidhje praktike, mirëpresim angazhimin e Kurtit

16 mars 2026 | 20:32

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për zbatimin e Ligjit për të Huajt.

Sipas Hargreaves, me këtë marrëveshje u ofrua zgjidhje praktike, shkruaan Reporteri.net.

Ai ka thënë se e mirëpresin angazhimin e Kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e këtij ligji.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe BE-së mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt. Marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës, duke ofruar zgjidhje praktike për të gjitha komunitetet që të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë pa ndërprerje të shërbimeve. Ne mirëpresim angazhimin e Kryeministrit Kurti për të zbatuar ligjin dhe planet e tjera të ardhshme që ndikojnë në komunitetin serb të Kosovës në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin”, ka shkruar Hargreaves.

Sipas marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës me BE-në, punëtorëve serbë të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentëve, do t’u mundësohet marrja e një leje të përkohshme qëndrimi me një periudhë fillestare prej 12 muajsh, si dhe njohja e letërnjoftimeve që posedojnë, deri në një zgjidhje të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se lideri i ri suprem…