Lëshohet për qarkullim rruga Pejë–Kullë–Rozhajë
19 mars 2026
| 22:51
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë–Kullë–Rozhajë është hapur për qarkullim.
Sipas këtij institucioni, rruga tashmë është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të sigurohen se automjetet e tyre janë të pajisura me pajisje dimërore, për shkak të kushteve atmosferike.
Në njoftimin e plotë thuhet se, bazuar në informacionet e pranuara nga zyrtarët e Malit të Zi, kjo rrugë mund të shfrytëzohet, por me obligim për përdorimin e pajisjeve dimërore.



