Lëshohet peri për manastirin e Deçanit, Kurti dikur: Kur je i korruptuar, bëhesh i shantazhuar

13 mars 2024 | 14:53

Ka shumë deklarata të kryeministrit Albin Kurti, ku ai flet se presioni ndërkombëtar është i lidhur me shantazhin ndaj politikanëve të ndryshëm.

Një prej tyre, ndër të rrallat, është edhe kjo si më poshtë:

“Një gjë nuk e kam të qartë, si duket ky presion. Cila është përmbajtja e këtij presioni, çfarë iu thonë saktësisht këta diplomatë që bëjnë presion në politikanët e Kosovës. Mendoj që tepër kollaj po e blejmë këtë që paskan pasë presion dhe nuk paskan pasë faj që e kanë pranuar. Si bëhet që këtë presion nuk e ka Serbia po Kosova? Është e qartë që ky presion nuk është ndaj popullit të Kosovës është ndaj këtyne politikanëve për të cilët ndërkombëtarët duken se dinë më shumë gjëra sesa populli. Duket se u pasuruan shumë pas luftës, kanë pasuri të jashtëzakonshme. Nëse ai e thotë një qëndrim ne e kemi kritikën tonë dhe zgjidhjen tonë, ai e përsëritë qëndrimin dhe kritikën e vetë, ne tonën. Po duket që duhesh të mos kesh pasuri të paligjshme, duhet të mos jesh i korruptuar që të mos kesh presion ndërkombëtar. Kur je i korruptuar, bëhesh i shantazhuar”, kishte deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-99 në Kosovë,…