Lëshohet urdhërarrest për Millan Radoiçiqin

24 janar 2019 | 17:36

Prokuroria Special e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të lëshojë urdhërarrest për Millan Radoiçiq, si një prej personave të dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Këtë e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë”, prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai ka thënë se autoritetet në Kosovë janë në kërkim të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, për rastin “Ivanoviq”.

Oliver Ivanoviq, lider i nismës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, është vrarë me 16 janar të vitit 2018, para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Policia e Kosovës, më 23 nëntor të vitit 2018, gjatë një aksioni në Mitrovicën Veriore, ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se janë të ndërlidhur me vrasjen e Ivanoviqit. Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, nuk është gjetur në banesën e tij, gjatë aksionit të policisë dhe ai ende po ndiqet nga policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bosnja dhe Kosova kanë paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje…