Leshrat e Arianit Kocit!

21 korrik 2025 | 15:33

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Reagim ekstrem kundër…..bukurisë: Janë dy persona që po reagojnë kundër bllokimi të Kuvendit të Kosovës nga keqbërësi Kurthi, i shoqëruar nga dy marioneta hiperaktive, marioneta numër 1 që është “kryetar” i Kuvendit dhe marioneta numër 2 që po kacavjerret të bëhet kryetare e Kuvendit; Avni Dehari dhe Lenka Haxhiu. Opozita nuk është se po tregon një vullnet a gatishmëri të tejkalimit të situatës përmes ofrimit të një konstruktiviteti kushtëzues.
PDK-ja nuk e voton asnjë të propozuar nga Kurthi që ka qenë pjesë e qeverisë në ndërkohë që i voton 40 emra të tjerë. Këtu nuk shoh asnjë logjikë as politike e as jopolitike për faktin se ata 40 të tjerë nuk dallojnë asgjë nga këta 8 të tjerë për faktin se të gjithë janë formatizuar dhe klonuar nga Albin Kurthi. Merreni me mend nëse propozohen injorantët legjendarë si Gima i Gushavcit, kumbara i Spasiqëve, ofruesja e dashurisë, një leshko si Dilmali, narkomanët e Prizrenit dhe trabantët tjerë “intelektualë”, këta do të votoheshin nga PDK-ja?!!!!

Në lojën e pokerit parapolitik, PDK-ja po luan bllofin duke e ditur se Kurthi nuk e ndërron propozimin me emër tjetër të LV-së andaj po i kërkon 40 “yje” tjera për t’i votuar. PDK-ja është dashur që në seancën e parë ta votojë të propozuarin/të propozuaren nga LV-ja për të krijuar epërsi strategjike për zgjedhjet lokale në vjeshtë dhe zgjedhjet e përgjithshme, kurdo që ato do të mbahen. AAK-ja është më modeste duke ofruar tre emra që do të votoheshin, Glauk Konjufca, Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci . Që të tre të “propozuar” nga AAK-ja kundërshtuan vullnetin, pa asnjë legjitimitet të AAK-së, duke e përkrahur Lenka Haxhiun. Këta 47 deputetë të LV-së, të fotokopijuar nga Xeroxi (fotokopijuesi) i Kurthit ndryshojnë qëndrim vetëm nëse Kurthi do të ndryshojë qëndrim. Në këtë mes qëndrim më të drejtë dhe më të sinqertë, nëse marrim guxim të themi se në politikën kosovare ka sinqeritet, ka LDK-ja që kanë deklaruar se nuk e votojnë asnjë të propozuar nga LV-ja për kryetar Kuvendi. Ky qëndrim do të përkthehet në rritje të votave për LDK-në, pa asnjë dyshim. Test i parë do të jenë zgjedhjet lokale. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka ngatërruar lëmshin edhe më shumë duke krijuar rrethana që secili ta interpretojë sipas dëshirës dhe nevojës. Presidentja e Ukrainës, Vojsa Osmani po mundohet ta demonstrojë atë që nuk e ka dhe që e ka lënë peng te Albin Kurthi, paanësinë, të qenit përbashkues, autoritetin dhe mandatin e garantuesit të funksionimit normal të institucioneve. Po kush atëherë po angazhohet për zhbllokim të ngërçit për një Kuvend funksional?

1. Ambasadori i Gjermanisë, aktivisti i devotshëm, por i padeklaruar publikisht, herrn Rohde.
2. Shoqëria civile me do protesta që nuk e bindin askënd. Pastaj këta nuk i merr askush seriozisht për faktin se mendohet, në publik se punojnë vetëm për lekë.
3. Fatmir Limaj me kusht që ai të bëhet kryetar i Kuvendit.
4. Grupi i besnikëve të pakicës joserbe, me kusht që ta marrin ndonjë ministri, tender a ndonjë përfitim tjetër.
5. Prof.dr. Ramçe i njohur si baba i mediokritetit, injorancës, pafytyrësisë dhe servilizmit në Kosovë. Ai është i dashuruar marrëzisht në patriotizmin e Fatmir Limajt, nëse voton siç do Kurthi. Çfarë alkimie, dje Fatmir Limaj quhej Fatmir Asfalti, sot Fatmir patrioti.
Mendoj se janë vetëm dy personalitete që angazhohen sinqerisht, madje duke kontribuar me mjete vetanake, materiale dhe jomateriale përfshirë këtu sakrificën sublime.

1. Agim Pllashniku: një ish-ushtar i UÇK-së dhe mbrojtës i vlerave të luftës çlirimtare në me krye Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Protestoi shumë herë, pa siguruar përkrahje të gjerë, përveç lavdërimit. Së fundi, para Kuvendi solli dy shalqinj që kanë kushtuar afërsisht 10 euro. Me ato para ka mundur të blejë “koçet e dashit” te ndonjë mishshitës patriot e që pastaj t’i varë në dyert e Kuvendit. Ashtu po veprojmë ne votuesit duke ngarë: “sikur Muça , pas daive…”.

2. Arianit Koci e filloi kundërshtimin “si Mohikan i fundit”. Herë me intervista, herë duke qortuar deputetët duke mos i lënë të flasin para Kuvendit. Pastaj me pyetje papnore, “Urbi et Orbi” drejtuar qytetarëve nëse do të përkrahej nëse do të angazhohej në politikë. Çka ka bërë deri më tani përveç promovimit politik?! Pastaj solli katër gomarë nga Istogu duke e përjashtuar në mënyrë diskriminuese përfaqësimin rajonalë. Madje njërit, më të voglit “anakonda” i mbërriti përtokë. Prishtina është qytet i mundësive të mëdha, edhe për gomarin adoleshent nga Istoku. Sot Arianiti paralajmëroi përshkallëzim sakrifikues, pa treguar cili do të jetë. Së pari mendova se mund të sakrifikohet si Jan Pallahu në sheshin “Vasllavskije Namjesti në Pragë”, Çeki që i vuri flakën vetes për të kundërshtuar okupimin sovjestik. Për fat të mirë për Kosovën dhe mbarë njerëzimin liridashës Koci nuk e bëri këtë. Ai, thjesht e rrou kokën duke prerë flokët. Mirë ka bërë, edhe ashtu flokët ishin hapareshur, nuk i rrinin bukur.

Me të dëgjuar për këtë rast sublim të sakrificës së Kocit, të paparë dhe të padëgjuar deri më sot, më iku mendja te kënga: “Shtatë shaljanë kanë ra në Shtoj…” përkatësisht pjesa kur Deli Pjetra largohet nga Saraji i Shkodrës për të dhënë lajmin se kanë: “lanë një nam në Shkodër, preun vezirit djalin n’votër…”. Nëna e tij duke menduar se djali i ka tradhtuar shokët i drejtohet me: “ku je bir, ku i ke lanë shoktë, për ty nana i preftë floktë…”. Atëherë prerja e flokëve nënkuptonte akt të lart moral, si përgjigje ndaj tradhtisë. Motivi i Kocit nuk besoj se ka këtë prapavijë, morale në radhë të parë. Së pari Koci nuk është shaljan siç jam unë po duket të jetë një levrek i butë, më herët si pjesë e menysë politike të Albin Kurthit. Tash, meny e kujt është ?! Shpresoj se Koci e ka përfunduar sot procesin e rruajtjes, e të mos vazhdojë më tutje. Edhe ashtu jemi bërë gazi i botës.

Dikush tha se kjo javë do të jetë javë e pazareve të pista që nuk ka të bëjë me interesin e qytetarit dhe Kosovës. Është vazhdimi i takimeve Kurthi – Limaj.
A po bëhet më m.. a , siç thoshte Azem Galica !!!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Chelseat hyri në histori, si i pari që…