Letër dinake dhe përçarëse e Albin Kurthit

05 maj 2025 | 15:02

Behxhet Sh . SHALA – BAJGORA

Lufta e Trojës në Kuvendin e Kosovës: Lufta e Trojës që e fshiu Trojën nga harta gjeografike ndodhi për shkak të një femre, Helenës. Preteksti ishte se Parisi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelaus, mbret i Spartës. Troja mbeti e rrethuar për 10 vjet deri sa grekët futën ushtarë në një “Kalë Troje” që grekët ia dhuruan spartanëve që pastaj Agamemnoni e mori Trojën duke e shkatërruar Spartën. A ishte ngjarje e vërtetë apo pjellë e mitologjisë greke nuk dihet por se nga kjo ngjarje është ndërtuar miti për “Kalin e Trojës” që nënkupton pabesinë, dinakërinë dhe tradhtinë.

Lenka Haxhiu, flet shqip dhe deklarohet shqiptare. As nuk është vet mbretëreshë e as nuk është gruaja e mbretit. Për dallim nga Helena nuk ka rrezik të rrëmbehet nga askush. Madje, shumica nuk e duan por se ka shkaktuar shumë probleme. Si “mbretëreshë” e Kuvendit të Kosovës, e kurorëzuar nga Kurthi që po e keq – përdorë si “Kalë Troje” kundër opozitës dhe luftës për pushtet. Ndërkaq që kjo po e luan në përpikëri rolin e caktuar nga Kurthi, ndryshe është e mbaruar fare. Është e pabesueshme sa këmbëngulëse është Lenka që të bëhet “Helena” e Kuvendit të Kosovës. Këtu më nuk mund të flitet për dinjitet, reputacion, korrektësi, sinqeritet apo cilësime tjera që hyjnë në fushën e moralit, si themel i një njeriu të virtytshëm. Është pikërisht e kundërta! Po diçka mund të thuhet me siguri të madhe, Lufta e Trojës nuk mund të ndodhë në Kuvendin e Kosovës sepse mungojnë edhe preteksti si dhe konteksti, edhe forma si dhe përmbajtja. E vetmja lidhshmëri midis Luftës së Trojës dhe Kuvendit të Kosovës është “Kali i Trojës”.

Letra e Kurthit drejtuar Lumit të Xhikës: Deputeti dhe kryetari i LV-së, Albin Kurthi, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 iu drejtua hajvanëve dhe hajvanatit me një porosi papnore, urbi et orbi se ai do ta formojë qeverinë dhe se ai do të jetë KM i Kosovës dhe se votat i ka të siguruara. Pas kësaj “homo sapiensët” e LV-së, në me krye rrencin e “trenit bullgar – Komandant pasulin” ia mbajtën zhagun Kurthit duke thënë se vota kanë sa të duash për faktin se kjo fitore nuk ishte dosido. Rrenc pas rrenci, mashtrues pas mashtruesi! Ç’është e vërteta Kurthi u mundua t’i blejë votat por deri sot nuk ia doli. Për një gjë isha dhe jam i sigurt se Kurthi për asnjë çmim nuk e dorëzon pushtetin, e ka çështje të mbijetesës qëndrimin në pushtet, ai dhe shpura e tij. Nuk mund ta paramendojnë që të bien “nga kali, në gomar”, nga të gjithëpushtetshëm, në vdekatarë të rëndomtë. Pushteti ua jep statusin e sigurimit nga çdo ndjekje apo siguron pandëshkueshmërinë kurse humbja e pushtetit i bënë caqe të lehta për gjah, pëllumba prej argjili – balte. Nuk flitet këtu për parime politike apo morale ku patriotizmin e kanë shndërruar në kondom, për një përdorim. Askush nuk donte të bashkëpunonte me Kurthin përveç Komandantit nga Livaxha, Nenad Rashiqit, Emilly Bronte – Rexhepi dhe Elbert Krasniqit. Edhe i damkosuri Damka. Acarimi ishte sidomos në raporte LV – LDK ku kjo e fundit, më parë do të takohej me bin Ladenin se me Albin bin Kurthin. AAK-ja kishte qëndrim të ashpër kundër Kurthit e jo kundër LV-së. PDK-ja kishte qëndrim jokomfrontues me LV-në dhe Kurthin, nuk përdori fjalë shpërfytyruese, nuk fyente por se refuzonte çdo koalicion me Kurthin. Mirëpo, kryetari i PDK-së bëri një veprim të mençur politikisht dhe strategjikisht, u takua me Kurthin, biseduan dhe nuk u pajtuan për asgjë. Topi mbeti aty ku ishte në fillim. Kurthi u bind se me Krasniqin dhe PDK-në nuk mund të manipulojë andaj iu kthye “dashurisë së vjetër – LDK-së”, që lehtësisht e pati mashtruar më herët, bashkë me kuislingen Vojsa Odmani duke e ndarë LDK-në në dysh. Kur luaneshat dalin për gjah, nuk i sulmojnë kafshët e fuqishme por saktësisht identifikojnë grupet e cenueshme, si ato në moshë, ato me lëndime apo të porsalindurit.  Është gjah që iu siguron një meny të begatë, pa iu nënshtruar ndonjë rreziku. Nëse përcillni ndonjë dokumentar të tillë në Netflix ku ka aksione paramilitari i LV-së, Teneqe Murati lehtë bindeni për këtë pohimin tim. LV-ja dhe Kurthi, të prirë nga përvoja, LDK-në e konsiderojnë grup të cenueshëm apo gjah të lehtë, prandaj Kurthi dërgon letra te LDK-ja sikur Balzaku dashnoreve të shumta. Kjo letra e fundit, për koalicion të mundshëm është për LDK-në, si “puthja e Judës”, dinake, përçarëse dhe denoncuese. Kurthi kurrë nuk ka pasur qëllim të bëjë koalicion me asnjë parti shqiptare përveç se në mesin e tyre ka kërkuar “Kalë Troje”. Me Listën Serbe publikisht ka refuzuar çdo bashkëpunim, për shkaqe “patriotike” në kohën kur për bisedime të sinqerta dhe konstruktive me LS-në e ka autorizuar Mimoza Kusarin, një seksere e papërsëritshme për kah dinakëria dhe mungesa e çdo skrupulli. Zemlakinja e zemlakut, Millan Radoiçiq.

Letra dërguar Lumit të Xhikës nga Albin Pusi, është letër krejtësisht antikombëtare, vardisëse deri në neveri, kundër UÇK-së, me qëllim të përjashtimit të krahut të luftës. Pse është dashur Albin Kurthi në letrën dërguar Lumit të Xhikës të theksojë se LV-ja është kundër koalicionit me PDK-në përveç se është një denoncim i ulët dhe përpjekje që t’i vardiset LDK-së duke e futur edhe këtë parti kundër luftës dhe UÇK-së. Korrekte do të ishte të kërkojë koalicion me LDK-në, pa e përmendur PDK-në, nëse LDK-ja e hanë, ia paftë qykën e hajrit. Në rrethana normale edhe ky koalicion do të ishte normal, në rrethana që janë tash, ky koalicion e forcon shumë diktaturën e regjimit të Kurthit dhe e shkërmoq shumë LDK-në. Ashtu i shoh gjërat. Nga ky koalicion përfituesi më i madh do të ishte Vojsa Osmani duke siguruar edhe një mandat të shëtitjes nëpër botë, pa bërë asgjë. Ajo i fërkon duart edhe këmbët për këtë koalicion. Përveç Vojsa Osmanit,  përfitues tjetër i madh do të ishte aktivisti i devotshëm i LV-së nga landi i Bavarisë e që në Kosovë është maskuar si ambasador, Jorn Rohde.

Konklava e Vatikanit dhe Kuvendi i Kosovës: A është rastësi apo profeci, më 7 maj 2025 në Vatikan mbahet Konklava (Kuvendi) i kardinalëve për ta zgjedhur papën pasi Franciskus e la këtë botë. Të njëjtën ditë konklava (Kuvendi) i deputetëve të Kosovës do të votojë për ta zgjedhur papeshën e Kuvendit të Kosovës, Lenka  Haxhiu. Kur të del tymi i bardhë në Vatikan është lajm se u zgjodh Papa i Ri. Kur injoranca ta mund arsyen, është lajm se Lenka Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit. Në rastin më të butë të fjalës!

Në këtë ditë të bekuar për Vatikanin dhe të mallkuar për Kosovën uroj që Barcelona dhe Arsenali të mos e kenë fatin e Lenkës! Forca Barça dhe Arsenal!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vie…