LETRA FALENDERUESE NGA SIR TONY BLAIR PAS PRANIMIT TË DHURATËS PËR DITËLINDJEN E TIJ

04 qershor 2025 | 11:06

Bashkim Fazliu-Migjeni, ka pranuar një letër falënderuese nga Sir Tony Blair, me rastin e pranimit të dhuratës për ditëlindjen e 72-të të tij.

Më poshtë po e plasojmë letër falënderimin pa ndërhyrje:

LETRA FALENDERUESE NGA SIR TONY BLAIR PAS PRANIMIT TË DHURATËS PËR DITËLINDJEN E TIJ

Të nderuar,

Kam kënaqësinë dhe privilegjin që të ndaj me ju letrën falënderuese të dërguar nga vetë Sir Tony Blair, Heroi i gjallë i Kosovës, me rastin e pranimit të dhuratës për ditëlindjen e 72-të të tij, e cila është me 6 maj 2025 (një koincidencë interesante me ditëlindjen e Krye heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu).

Me 2 maj 2025 i kam dërguar z. Blair një dhuratë të veçantë dhe unike: fotografinë në kornizuar të shtatores së tij në Ferizaj të përuruar me 12 qershor 2024 në Ferizaj. Krahas fotografisë i kam dërguar edhe dy bluza (maica) me logon e Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair” (t ‘njëjta me ato që i përdorim në aktivitete).

Gjeji në vazhdim letrën e përkthyer ku të bashkangjitur e keni origjinalin:

Me shumë respekt,

Bashkim Fazliu – Migjeni

Drejtor Ekzekutiv

Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” / Foundation “We remember Tony Blair”

3.06.2025

p.s. Fotografinë sipas kërkesës e ka bërë miku im Denis Meta.

Bashkim Fazliu

30 maj 2025

I dashur Bashkim,

Faleminderit shumë për urimet e menduara mirë për ditëlindje dhe për dërgimin e fotografisë së statujës time në Ferizaj së bashku me bluzat. U preka vërtetë nga ky gjest i juaji dhe do të thotë shumë për mua të shoh paraqitje kaq të qëndrueshme miqësie dhe vlerësimi nga Kosova.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga puna juaj me Fondacionin “Ne kujtojmë Tony Blair”.

Lidhja që ndiej me Kosovën është një nga më kuptimplotat e jetës time publike dhe është thellësisht përulëse të di se përpjekjet që bëmë gjatë një kohe kritike ende mbahen mend me kaq ngrohtësi. Përkushtimi juaj është frymëzues dhe prekës dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës për lidhjen e vazhdueshme që ndajmë.

Me urimet e mia më të mira,

Me sinqeritet,

Tony Blair (me shkrim)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në përputhje me mandatin kushtetues…