Leutrim Ajeti emërohet nënkryetar i Graçanicës
Leutrim Ajeti është emëruar nënkryetar i Komunës së Graçanicës. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Ajeti ishte nënkryetar i kësaj komune edhe në mandatin e kaluar.
“Me propozim të Kryetarit te Komunës z. Novak Zivic, sot Kuvendi Komunal ne Graçanicë me emëroi Nënkryetar te Komunës për Komunitete për herë te dytë radhazi. Falënderim i veçante për të gjithë votuesit qe me besuan ne zgjedhjet e tetorit te ketij viti, duke votuar masivisht për kandidaturën time për kryetar. Zotohem që do të punojë në të mirë të të gjithë qytetareve, pa dallim për të çuar projektet që përmirësojnë jetën e qytetareve tanë. Si nënkryetar zotohem që do të bashkëpunojë ngushtë me legjislativin dhe ekzekutivin e Komunës si dhe me nivelin qendror. Faleminderit me përulësi! Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.
Ajeti ishte kanidat për kryetar të Komunës së Graçnicës nga koalicioni “Aleanca Shqiptare”.



