Leverkuseni falënderon Xhakën: Lojtar kyç në sukseset tona

30 korrik 2025 | 13:08

Granit Xhaka vendosi të kalojë tek Sunderlandi pas një periudhe te suksesshme te Bayer Leverkusen.

“Granit Xhaka ishte lojtar kyç në ekipin e Leverkusenit që fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2024. Pranimi i kërkesës së tij urgjente për transferim është i përshtatshëm për Bayer 04 sipas kushteve dhe rrethanave të negociuara dhe është zgjidhja më e mirë për të gjithë të përfshirët. I urojmë Granitit gjitha të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij”, ka thënë Simon Rolfes, drejtori sportiv i Leverkusenit.

Në sezonin e fundit te ekipi gjerman, Xhaka në kampionat shënoi 2 gola, ndërsa dhuroi 7 asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti qeveritar gjerman miratoi të mërkurën një projektbuxhet për vitin…