Leverkuseni interesohet Xavin

02 shtator 2025 | 16:16

Bayer Leverkusen është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të parakohshëm të Ten Hag. “Aspirinat” dëshirojnë të ulin në bankinë Xavi Hernandez, me këtë të fundit që shihet si tekniku i duhur për të dërguar ekipin drejt sukseseve.

Sipas MARCA, skuadra gjermane kontaktoi Xavin për të vlerësuar interesin e tij, por për momentin, “timonieri” nuk duket aq i pirur për të marrë drejtimin e Leverkusenit.

Kjo nuk është hera e parë që Leverkuseni tenton për Xavin, pasi e kishte bërë diçka të tillë edhe gjatë verës, para firmës me Ten Hag.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se…