Leverkuseni kërkon 20 milionë për Xhakën

24 korrik 2025 | 14:22

Transferimi i Granit Xhakës te skuadra e Sunderlandit, po duket gjithnjë e më shumë si mision i pamundur. Përkundër që Xhaka ka marrëveshje personale me ekipin anglez dhe ka kërkuar largimin nga Bayer Leverkuseni, është klubi gjerman ai që po reziston.

Mbi të gjitha, edhe trajneri i Leverkusenit, Eric ten Hag ka insistuar se Xhaka nuk largohet për shkak se vlerësohet si tejet i rëndësishëm për ekipin e tij. Mbi të gjitha, është çmimi që Leverkuseni i ka caktuar Sunderlandit për kartonin e Xhakës, duke kërkuar hiq më pak se 20 milionë euro.

Sunderlandi i kthyer në Premier Ligë nuk e ka ndërmend të ofrojë mbi 10 milionë euro dhe kështu pritet që Xhaka të mbetet në Leverkusen. Mesfushori që ka kontratë deri në vitin 2028, i ka premtuar Leverkusenit se nëse transferimi i tij te Sunderlandi dështon, ai do të jetë 100 për qind i përkushtuar ndaj fanellës së ekipit gjerman në sezonin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…