Leverkuseni ndërron “mendje”: Wirtz nuk ka çmim

22 prill 2024 | 21:02

Mund të thuhet plot siguri se do jetë një ndër “yjet” e së ardhmen. “Fantazisti” i talentuar gjerman, Florian Wirtz po shkëlqen këtë vit në Bundesliga me Bayer Leverkusen, teksa në 43 sfida, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë plot 17 gola, si dhe të dhurojë plot 19 asistime, për shokëet e tij të skuadrës, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Të tilla performanca e kanë vënë 20-vjeçarin, në listën e “dëshirave” të “gjigantëve” të futbollit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Të Kuqtë” e Liverpool janë të gatshëm të hapin “thasët” e tyre për të siguruar shërbimet e “diamantit” të së ardhmes, sa i përket repartit ofensiv.

Vetëm një ditë më parë, mbi mundësinë e transferimit të talentit gjerman ka folur edhe CEO i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, i cili është shprehur se ende nuk dihet nëse Wirtz do të qëndrojë apo do të largohet, por në një prononcim të bërë së fundmi për mediat ka bërë publik çmimin që është caktuar për kartonin e lojtarit, atë prej 150 milionë eurosh, mirëpo duket se këtë të hënë ka ndërruar mendje, teksa është shprehur se “ylli” 20-vjeccar është i pashitshëm.

“Gabova duke thënë se çmimi i Wirtz vërtitet rreth shumë 150 mln euro. Në fakt, për ne ai nuk asnjë çmim”,- u shpreh CEO i “Aspirinave” të Leverkusen, pas “gafës”, që bëri gjatë fundjavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur seanca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku…