Levits pas vizitës në Kosovë: Ndajmë një të ardhme të përbashkët në Evropë

23 prill 2022 | 09:53

Presidenti i Letonisë, Egils Levits bashkë me një delegacion shoqërues, dje vizitoi Kosovën.

Ai u taku me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Të tre këta liderë, Levits përmes një postimi në “Twitter”, i quajti frymëzues dhe tha se ndajmë një të ardhshme të përbashkët në Evropë.

“Së bashku me tre liderët frymëzues të Kosovës, në vizitën e parë të një presidenti të Letonisë në Kosovë. Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët në Evropë, të lirë dhe të sigurt”, ka shkruar Levits.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dal me një njoftim…