“Lëvizja” dekoron me mirënjohje post mortem Jakup Hasanin

13 janar 2026 | 23:22

Shoqëria “Lëvizja”, përmes anëtarit të saj Agush Buja si dhe Ramadan Avdiut e Isuf Sherifit, kanë ndarë mirënjohje post mortem për veprimtarin e çështjes kombëtare Jakup Hasani, në St. Gallen të Zvicrës.

Mirënjohja i është ndarë me motivacion për përkushtimin, përpjekjen dhe veprimtarinë e tij jetësore në shërbim të çlirimit dhe bashkimit të tokave të pushtuara shqiptare.

Po ashtu, Agush Buja ia ka dorëzuar bashkëshortes së tij, Lirije Hasani, edhe Certifikatën e Veteranit, me të cilën Jakup Hasani nderohet si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kujtojmë se Jakup Hasani ka ndërruar jetë më 22 gusht 2025 në Zvicër, ku jetonte me familjen e tij, në moshën 64-vjeçare. Ai është varrosur në fshatin e tij të lindjes, në Nivokaz të Gjakovës.

Gjatë gjithë jetës së tij, Jakup Hasani dha një kontribut të çmuar si në rrafshin familjar ashtu edhe në atë kombëtar, duke i qëndruar besnik idealit të lirisë dhe atdheut deri në shkrirjen në amshim.

https://youtube.com/shorts/lrlTo4eoG9E?si=QikPw1RqRgJ96bC3

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 13 Janar 1984 në Gjilan, është zhvilluar…