‘Lëvizja e Pajtimit…’ shpërndahet nëpër librari

08 shkurt 2020 | 18:55

Më 2 shkurt 1990 janë bërë 30 vjet nga fillimi i aksionit të pajtimit të gjaqeve.
Publicisti Lulëzim Etemaj, njëri nga pesë nismëtarët, e ka botuar në shënim të këtij përvjetori librin “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991”.

Libri është botuar nën përkujdesjen e shkëlqyer të Shtëpisë Botuese “Armagedoni”.

“Është një mirënjohje dhe falënderim imi publik ndaj të gjithë atyre që na i hapen jo vetëm dyert e kullave dhe shtëpive, por edhe të zemrës. Ata iu përgjigjen pozitivisht ftesës për pajtim, hoqën dorë nga gjakmarrja dhe çfarëdo hakmarrje tjetër në interes të Kosovës”, ka deklaruar këto ditë për media autori i librit.

Të interesuarit librin nga sot mund ta gjejnë edhe në redaksinë e gazetës ‘Epoka e re’, në librarinë ‘Dukagjini’, ‘Artini’ dhe ‘Buzuku’.

Së shpejti pasojnë informacionet se ku mund të gjendet libri edhe në libraritë e tjera të Prishtinës, por edhe në libraritë në Prizren, Ferizaj, Pejë, Istog, Gjakovë, Skenderaj, Drenas, Mitrovicë, Klinë, Besianë, Tetovë, Gostivar, Tiranë…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Kukësit ka vazhduar me fitore në kampionatin shqiptar…