Lëvizja për Bashkim kandidon Ajet Berishën për kryetar të Obiliqit

13 gusht 2021 | 13:19

Lëvizja për Bashkim e udhëhequr nga kryetari, Valon Murati, ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Obiliqit.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, kryetari i LB-së, Valon Murati ka bërë me dije se kandidati, Ajet Berisha është një personalitet i dëshmuar në shërbim të interesit kombëtar dhe qytetar prej luftës çlirimtare e deri në ditët e sotme në proceset e ndërtimit dhe fuqizimit të institucioneve shtetërore dhe komunale në Obiliq.

Postimi i plotë i Muratit:

Dega e LB-së në Obiliq ka vendosur që të kandidojë me Ajet Berishën për kryetar të komunës. Ajet Berisha është një personalitet i dëshmuar në shërbim të interesit kombëtar dhe qytetar prej luftës çlirimtare e deri në ditët e sotme në proceset e ndërtimit dhe fuqizimit të institucioneve shtetërore dhe komunale në Obiliq. Në të gjitha proceset ishte në shërbim të interesit publik. Ajeti nuk është vetëm zgjedhja më e mirë e LB-së, por edhe zgjedhja më e mirë për Obiliqin.

Ajeti e ka përkrahjen e plotë organeve qendrore të LB-së.

Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme,…