Lëvizja Vetëvendosje! nuk e përkrah buxhetin e vitit 2019-të

06 dhjetor 13:40

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti,  në seancën e sotme të Kuvendit ku është duke u diskutuar Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019-të,  ka thënë se ky buxhet nuk i kontribuon zhvillimit ekonomik.

“Në Kosovë janë ndërruar qeveritë por nuk ka ndryshuar orientimi qeveritar, buxheti është buxhet i shpenzimit qeveritar dhe jo i zhvillimit socio-ekonomik, është buxheti i shpenzimit ekonomik e që do ta gërryej edhe fondin e privatizimit. Numrat e buxhetit janë problematik sepse korniza makroekonomike dhe makro fiskale është e gabueshme”, ka deklaruar Kurti.

Ai kritikoi kryeministrin Haradinaj për mosrritje të buxhetit për ushtrinë duke thënë që ai asnjëherë nuk ka marrë para vetës përgjegjësitë që i takojnë. “Kjo qeveri e ka bëtë shtetin gjobitës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe shërbëtorë ndaj oligarkëve. Në qeverisje dashuria e përkushtimi maten në buxhet por kjo nuk ndodhë tek qeveria aktuale, kryeministri nuk merret me dialog, as me financa kurse tani thotë që merret më ushtrinë por për këtë nuk e ka rritur buxhetin”, u shpreh Kurti.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E dashura e Paulo Dybala-s, Oriana Sabatini ka postuar një…