Lewa vazhdon të shkruajë histori, lider absolut në sulmin e Barcelonës
Robert Lewandowski po vazhdon ta konfirmojë statusin e tij si një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit evropian.
Sulmuesi polak ka arritur në kuotën e 106 golave në Ligën e Kampionëve, duke u renditur i treti në listën e golashënuesve më të mirë të këtij kompeticioni prestigjioz.
Para tij qëndrojnë vetëm Cristiano Ronaldo me 140 gola dhe Lionel Messi me 129 gola, shkruan “Gazeta Express.
Që nga transferimi te gjiganti katalunas, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut ka qenë figura kryesore e repartit ofanziv.
Në 170 ndeshje të zhvilluara me fanellën katalanase, ai i ka realizuar 112 gola dhe i ka dhuruar 22 asistime, duke kontribuar direkt në 134 gola (Gola + Asistime).
Përveç statistikave individuale, e polaku ka ndihmuar Barcelonën t’i fitojë 6 trofe, duke e dëshmuar ndikimin e tij edhe në sukseset kolektive të skuadrës.
Edhe në sezonin aktual, 35-vjeçari po tregon vazhdimësi të jashtëzakonshme.
Deri më tani, ai i ka shënuar 11 gola dhe i ka regjistruar 2 asistime në 12 ndeshje si startues, duke mbetur pika kryesore e referencës në sulmin e Barcelonës.
Me profesionalizëm, instinkt golashënues dhe eksperiencë të jashtëzakonshme, Robert Lewandowski vazhdon të jetë një garanci për gola dhe rezultate, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në historinë e Barcelonës.



