Lewandowski, besnik i Bayernit

11 maj 2021 | 17:35

Robert Lewandowski ishte simboli i Bayern Munchenit një vjet më parë ku gjigantët gjermanë pushtuan botën e futbollit duke fituar gjithçka që ishte në tavolinë, gjashtë trofe nga gjashtë gara.

Për fat të keq të sulmuesit polak, “France Futboll” vendosi të mos akordojë atë edicion “Topin e Artë” duke i hequr në këtë mënyrë të drejtën të fitonte për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në rang individual. Lewandowski jo vetëm që nuk u dorëzua, por ruajti të njëjtin ritëm edhe këtë edicion duke konfirmuar se është sulmuesi më i mirë në qarkullim. 46 gola ka shënuar Lewandowski deri më tani, 39 gola në Bundesligë, duke lënë pas të gjithë emrat më të rëndësishëm të futbollit, Ronaldo, Messi, Mbappe, Haaland etj.

Për herë të parë pas kaq shumë vitesh u përfol se polaku mund të largohej nga Bayerni, por ka qenë vetë sulmuesi që u ka dhënë fund thashethemeve: “Kam një kontratë me Bayernin dhe ndihem shumë mirë këtu. Me Nagelsamann do të hapim një kapitull të ri”, ka thënë Lewndowski për “TuttoSport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirlind Daku ka thyer rekordin e golave brenda një sezoni…