
Lewandowski do të largohet nga Barcelona
07 shtator 2025
| 13:15
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij edicioni.
Mediumet spanjolle kanë raportuar se Barça nuk do t’ia vazhdojë kontratën qendërsulmuesit me shumë përvojë.
37-vjeçarit Lewandowski kontrata me gjigantin katalunas i përfundon verën e ardhshme. Në kontratën e Lewas është mundësia e zgjatjes edhe për një vit tjetër por kjo nuk pritet të ndodhë pasi drejtuesit e Barçës kanë filluar të kërkojnë sulmues të ri për edicionin e ardhshëm. Lewa aktualisht është lojtari më i paguar te Barça.
Lewandowski verën e kaluar refuzoi disa oferta shumë të mira nga disa klube nga Arabia Saudite vetëm për të qëndruar te klubi i madh spanjoll.