
Lewandowski martohet sërish me gruan e tij pas 10 vjetësh
09 korrik 2023
| 10:26
Robert Lewandowski dhe gruaja e tij Ana, janë martuar sërish. Ata në muajin qershor festuan 10-vjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre.
Në llogarinë e tij në Instagram, “bomberi” polak shkroi: “E bëmë përsëri”.
34-vjeçari ka dy vajza, Klarën gjashtëvjeçare dhe Laurën trevjeçare. Çifti mori shumë urime për këtë hap të ndërmarrë.